ZEF HARAPIT*




Qaj, o zan’, ti brij ktij vorri, 
T’Zef Harapit, djal i ri!
Qaj me lot ket’ zog arbnori,
Qi u vra për Shqiptari!

Qaj përmbi ket’ vorr t’harruemun,
Qi për ne asht aq i shtrejtë
Se ktu asht tue pushuemun
Nji deshmor i jon’ i shejtë!

Qaj me lot, qi t’ndiej djelmnia,
Se deshmor’ i yn’ pushon
N’nji vend ku rrin kulumria
E rob nieri nuk kalon!

Qaj e thuej me za të thekun:
„Komb’ i yn’, sot, doli n’dritë!“
Ai, nga vorri ku asht vdekun:
„Rrnoft’ Shqipnia!“ ka me britë.

———
*) Kushtue Zefit të Simon Harapit, shkodran, që ra tue luftue kundra esadistave në luftimin mbi kodrat e Rrazhbullit v. 1914 (Shënim i H.M.)