Zbulohen planet për një shërbim sekret europian

Një shërbim informativ gjermano-francez do të paraqiste një kundërpeshë ndaj NSA-së amerikane. Por kjo ide nuk u vu kurrë në jetë.

Foto: BeeBright / Shutterstock

Në majat e shërbimit të jashtëm informativ francez, DGSE, është menduar për një fuzion me shërbimin informativ gjerman, BND. Qëllimi ishte t’i bëhej karshillëk SHBA-ve. Kështu e transmeton agjencia zvicerane e lajmeve edicionin e së dielës së ditores franceze «Le Monde», e cila nga ana e saj iu referohet pohimeve të pabotuara deri tani të ish shefit teknik të DGSE-së, Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Jashtme.

Bashkarisht, DGSE dhe BND, do të krijonin një tim prej 15’000 bashkëpunëtorësh. Nndërsa shërbimi informativ amerikan NSA angazhon vetë 60’000 njerëz. Por politikanët francezë nuk e kanë ndjekur më tutje idenë fuzionit të shërbimeve informative franceze dhe gjermane, ka rrëfyer ish shefi teknik i DGSE-së.

Sipas tij, është e pamundur të krijosh një shërbim të vetëm informativ europian, seps vendet e UE-së nuk i kanë të njëjtat mjete dhe të njëjtën kulturë. «Në krahasim me numrin e banorëve, më së miri qëndrojnë suedezët», ishte shprehur ai që në qershor në një ligjëratë të papublikuar në një shkollë franceze inxhinierësh.

Gjermanët sipas francezit paskëshin qenë partnerë solidë. «Unë kam punuar shumë me ta, së pari në përcjelljen e ekspertizës sonë, por edhe në bartjen e mjeteve teknike. Inxhinierët gjermanë dhe francezë bashkëpunojnë shumë mirë me njëri-tjetrin».

Shpjegimet e specialistit francez të zbulimit e lejojnë përfundimin se pas një sulmi kompjuterik në pallatin Élysée më 2012 qëndrojnë SHBA-të. Nga ana franceze, sipas ish njeriut të shërbimit sekret, nuk janë gjurmuar aleatët e tyre të mëdhenj. «Fakti që amerikanët e thyen këtë rregull ishte një shok.»

Më 2013 mdeiat kishin raportuar se NSA ka spiunuar në Francë jo vetëm të dyshuar për terrorizëm, por edhe njerëz nga fusha a ekonomisë, politikës dhe administratës. Çka kishte çuar në tensione ndërmjet Parisit dhe Washingtonit. ks