Zbulimet e rrënojave romake zhduken nën Hotelin Hyatt në Bullgari

Ndërtimi i një hoteli luksoz po vazhdon në Sofje pavarësisht zbulimit se zona është pjesë e rrënojave të lashta romake.

Varri i ri i zbuluar në zonën e ndërtimit të hotelit. Foto: BIRN



Puna vazhdonte me ritëm të plotë në kantierin e ndërtimit të hotelit të parë Hyatt në Bullgari, në qendër të kryeqytetit, Sofje, të hënën.

Ndërsa disa kamionë hidhnin beton dhe forconin themelet e hotelit të ardhshëm me pesë yje me kapacitet 190 dhoma, një ekip arkeologësh me një ekskavator gërmonte me kujdes një zbulim të rrallë të gjetur në tokë.

Ata zbuluan së fundmi një varr të lashtë romak – pjesë e anës lindore të nekropolit të qytetit romak të Serdikës, që gjendet nën kryeqytetin e Bullgarisë – i cili së shpejti do të varroset nën hotelin luksoz të ri.

I njëjti fat ka pritur tashmë edhe gjashtë varre të tjera të zbuluara në kantier në prill.

Ato u mbuluan nga kompania e ndërtimit Tera Tour Service, duke nxitur zemërimin e publikut.

Foto të «varrit» të lashtë mbushën rrjetet sociale, duke nxitur thirrje për dorëheqje te autoritetet.

Inspektoriati për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës së Bullgarisë i konfirmoi BIRN-it se pas kërkimit arkeologjik, zona u lejua të ndërtohej.

Ai shtoi se investitori më pas hasi një varr të ri, që aktualisht po zbulohet nga arkeologët dhe për të cilin u informuan autoritetet.

«Kemi kërkuar pothuajse tetë varre, të gjitha me harqe gjysmë-cilindrore, me përmbasa të ndryshme, që përmbajnë mbi 112 varre të vetme», tha për BIRN-in Polina Stoyanova, një nga drejtueset e skuadrës së arkeologëve.

Ajo shpjegoi se të gjitha mbetjet u dëmtuan kur ish-kinemaja Serdica u ndërtua në vitet 1950. Ajo u shkatërrua në korrik, duke i hapur rrugë hotelit Hyatt Regency, që pritet të hapet në 2018.

«Të gjitha varret që kemi zbuluar janë rrafshuar në nivelin e nevojshëm për ndërtimin e kinemasë, ndaj asnjë nuk u ruajt plotësisht», shtoi Stoyanova.

Hoteli i planifikuar për ndërtim. Foto: Hyatt.com

Arkeologët shpjeguan se Ministria e Kulturës, që ka të drejtën të vendosë fatin e gërrmimeve, si pronë shtetërore, lëshoi një urdhër ruajtje për një nga varret.

Ai do të nxirret nga vendi dhe do të ekspozohet në një vend të përshtatshëm.

Pjesë të mëdha të qendrës së kryeqytetit të Bullgarisë ndodhen mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak të Ulpia Serdica, i cili lulëzoi në shekujt 1 dhe 6.

Copëza të qytetit të lashtë janë zbuluar. Në vitin 2016, qeveria e dytë e kryeministrit aktual Bojko Borissov hapi kompleksin Serdica e Lashtë në zemër të kryeqytetit, i cili është muzeu më i madh në qiell të hapur në Bullgari.

Ndër atraksionet më të rëndësishme të Serdikës së Lashtë janë Decumanus Maximus, rruga kryesore e qytetit romak, si dhe amfiteatri, një nga më të mëdhatë në Perandorinë Romake Lindore.

Amfiteatri është zbuluar rastësisht në vitin 2004 gjatë ndërtimit të një hoteli tjetër në qendër të Sofjes, i cili aktualisht quhet Arena di Serdica dhe ka pjesë të rrënojave arkeologjike të ekspozuara në hollin e vet.

Nekropoli i Serdicës zë pjesë të mëdha të qendrës së Sofjes, përfshirë zonën nën ndërtesën e Asamblesë Kombëtare dhe atë të Katedrales Aleksandër Nevski dhe Universitetit të Sofjes.

Rrënoja të varrezave të lashta janë ekspozuar në Bazilikën e Shën Sofjes.

Rrënojat e zbuluara në kantierin e ndërtimit Hyatt janë të pjesës lindore të këtij nekropoli, të formuar midis shekullit të dytë dhe të tretë, ku varret janë të një densiteti më të ulët, shpjegoi Simeonova.

Pyetur nëse ato mund të ruheshin dhe të ekspozoheshin në zonën e Hyatt, ajo tha se mbështeste një mundësi të tillë, por vendimi nuk ishte i takonte asaj për t’u marrë.

«Për fat të keq nuk varet nga ne… Nëse shteti urdhëron, investitori mund të jetë i detyruar me ligj t’i përfshijë rrënojat në ndërtim, por aksesi publik mbetet për t’u lejuar», tha arkeologia.

«Jo çdo investitor do të donte të lejonte një akses të tillë, dhe nuk ka për të qenë e lehtë. Gjithashtu varet nga lloji i zbulimit arkeologjik», shtoi ajo.

BIRN i kërkoi koment Tera Tour Service, kompanisë që po kryen investimet, por nuk mori përgjigje deri në kohën e publikimit.

(https://www.reporter.al/varret-romake-zhduken-nen-hotelin-hyatt-ne-bullgari/)