Zanafilla e detit




U vonove dhe unë pyeta kush…:
– I kujt do të jetë vallë ky det kaq i ri?
Varkat e vogla flinin përmbys me rremat nën gushë.
Me cjep të dobët ndërzeheshin dallgët dhe pillnin mërzi.
Fëmijët kokulur e dinin përgjigjen.
Dhe kishte dy mundësi:
– Deti është formuar nga djersa, thuhej në shkolla.
– Është formuar nga lotët, ngulmoje ti.