Zaev do të gjykohet për rastin «Puç»




Sot në Shkup ka filluar procesi gjyqësor kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili bashkë me katër persona të tjerë akuzohet lidhur me aferën e përgjimeve dhe publikimin e materialeve të përgjuara. Aktualisht në gjykatë janë paraqitur vetëm avokatët, ndërsa Zaev pritet të thirret gjatë ditëve në vazhdim.

Nga Arben ZEQIRI

Shkup

Gjatë ditës së djeshme këshilli prej tre gjykatësve i Gjykatës Penale të Shkupit vendosi që lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev të gjykohet për rastin e koduar «Puçi», duke refuzuar kështu ankesat e avokatëve mbrojtës. Bashkë me Zaevin do të gjykohet edhe Zoran Verushevski, bashkëshortja e tij dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë të dyshuar.

Gjykata Shkupi I përmes një kumtese me shkrim njoftoi se Këshilli ka konstatuar se veprat penale që kanë qenë lëndë e aktakuzës bëjnë pjesë në Kodin Penal dhe se për këtë janë ofruar prova përkatëse. «Gjithashtu, këshilli kishte parasysh se avokatët mbrojtës dorëzuan një listë të gjatë provash ndërsa sqarimi verbal i ankesave paraqet mbrojtje të pjesshme të të akuzuarve që për këshillin paraqet edhe një argument tjetër në favor të vendimit, që të caktohet seancë dëgjimore publike në të cilën, në procedurën kontradiktore do të zgjidhen çështje që janë lëndë verifikimi dhe vlerësimi», thuhet në njoftimin nga Gjykata Themelore Shkupi I.

Rasti «Puçi» ka të bëjë me një kallëzim penal që Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë bëri në Prokurorinë Publike, ku Zaevin dhe të paditurit e tjerë i ngarkon se në mënyrë të paligjshme kanë regjistruar me pajisjet për përgjim të MPB-së, por edhe për faktin se i kanë shpërndarë materialet sekrete me shërbime të huaja. Zoran Zaev akuzohet se ka shfrytëzuar materialet për të shantazhuar Nikolla Gruevskin me kërkesën për qeveri kalimtare. Për këtë rast, Zaev akuzohet për veprën «Dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore». Kryeministri Gruevski gjatë shpërthimit të aferës së përgjimeve pati akuzuar se përgjimet janë kryer nga një shërbim i një shteti të huaj dhe se është shfrytëzuar edhe një kombe, por deri më sot nuk u zbulua as shërbimi dhe as automjeti. Ndërkaq lideri i opozitës, Zoran Zaev tha se materialet që publikoi ai në të ashtuquajturat «bomba» janë biseda të përgjuara nga pajisjet e DSK-së dhe se bëhet fjalë për materiale që janë regjistruar nga pushteti aktual.

Rasti «Puçi» kundër Zaevit u ngrit disa ditë para «bombës» së parë, ndërsa më pas opozita dorëzoi rreth 30 padi penale për keqpërdorime nga ana e pushtetit. Deri më tani është procesuar vetëm rasti «Puç» dhe nuk ka asnjë informatë për paditë kundër kryeministrit.Sot në Shkup ka filluar procesi gjyqësor kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili bashkë me katër persona të tjerë akuzohet lidhur me aferën e përgjimeve dhe publikimin e materialeve të përgjuara. Aktualisht në gjykatë janë paraqitur vetëm avokatët, ndërsa Zaev pritet të thirret gjatë ditëve në vazhdim.

Nga Arben ZEQIRI

Shkup

Gjatë ditës së djeshme këshilli prej tre gjykatësve i Gjykatës Penale të Shkupit vendosi që lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev të gjykohet për rastin e koduar «Puçi», duke refuzuar kështu ankesat e avokatëve mbrojtës. Bashkë me Zaevin do të gjykohet edhe Zoran Verushevski, bashkëshortja e tij dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë të dyshuar.

Gjykata Shkupi I përmes një kumtese me shkrim njoftoi se Këshilli ka konstatuar se veprat penale që kanë qenë lëndë e aktakuzës bëjnë pjesë në Kodin Penal dhe se për këtë janë ofruar prova përkatëse. «Gjithashtu, këshilli kishte parasysh se avokatët mbrojtës dorëzuan një listë të gjatë provash ndërsa sqarimi verbal i ankesave paraqet mbrojtje të pjesshme të të akuzuarve që për këshillin paraqet edhe një argument tjetër në favor të vendimit, që të caktohet seancë dëgjimore publike në të cilën, në procedurën kontradiktore do të zgjidhen çështje që janë lëndë verifikimi dhe vlerësimi», thuhet në njoftimin nga Gjykata Themelore Shkupi I.

Rasti «Puçi» ka të bëjë me një kallëzim penal që Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë bëri në Prokurorinë Publike, ku Zaevin dhe të paditurit e tjerë i ngarkon se në mënyrë të paligjshme kanë regjistruar me pajisjet për përgjim të MPB-së, por edhe për faktin se i kanë shpërndarë materialet sekrete me shërbime të huaja. Zoran Zaev akuzohet se ka shfrytëzuar materialet për të shantazhuar Nikolla Gruevskin me kërkesën për qeveri kalimtare. Për këtë rast, Zaev akuzohet për veprën «Dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore». Kryeministri Gruevski gjatë shpërthimit të aferës së përgjimeve pati akuzuar se përgjimet janë kryer nga një shërbim i një shteti të huaj dhe se është shfrytëzuar edhe një kombe, por deri më sot nuk u zbulua as shërbimi dhe as automjeti. Ndërkaq lideri i opozitës, Zoran Zaev tha se materialet që publikoi ai në të ashtuquajturat «bomba» janë biseda të përgjuara nga pajisjet e DSK-së dhe se bëhet fjalë për materiale që janë regjistruar nga pushteti aktual.

Rasti «Puçi» kundër Zaevit u ngrit disa ditë para «bombës» së parë, ndërsa më pas opozita dorëzoi rreth 30 padi penale për keqpërdorime nga ana e pushtetit. Deri më tani është procesuar vetëm rasti «Puç» dhe nuk ka asnjë informatë për paditë kundër kryeministrit.