Ymeri po e cilëson kidnapim arrestimin e Kurtit

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, e ka quajtur kidnapim arrestimin e deputetit Albin Kurti.




«Nuk kemi asnjë njoftim pse u kidnapua deputeti Albin Kurti. Policia e Kosovës nuk mund të veprojë në këtë mënyrë, pa dhënë asnjë arsyetim. Dhe kjo vetëm e përshkallëzon situatën», ka thënë Ymeri.

«Jemi duke hyrë në një fazë kur Policia e Kosovës gjithnjë e më shumë po merr urdhra nga Qeveria për të persekutuar qytetarët», ka thënë Ymeri, teksa ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Kurtit.