Ymeri: Opozita po e mbron Kuvendin, që të mos normalizohet «Zajednica»

Kreu i Lëvizjes Vetëvedosje, Visar Ymeri ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook duke thënë se «Zajednica» po e gërryen Republikën dhe se Qeveria, siç e quan Ymeri, e «Zajednicës» po e zhvelftëson Kuvendin.




Ai shkruan më tej se «Zajednica» është përmbajtësisht antirepublikë që rrjedhimisht nuk është proceduralisht demokratik, transmeton Koha.net.

Ai krejt në fund ka shkruar se opozita e bashkuar është duke e mbrojtur Kuvendin, që të mos normalizohet «Zajednica».

Ky është postimi i plotë i Visar Ymerit:

«Zajednica» po e gërryen Republikën. Qeveria e ‘Zajednicës’ po e zhvleftëson Kuvendin. Një projekt si ‘Zajednica’ i cili është përmbajtësisht antirepublikë nuk mund të jetë proceduralisht demokratik.

Opozita e bashkuar është duke e mbrojtur Kuvendin. Që të mos normalizohet «Zajednica».