Ylli Hoxha dhe 8 protestuesit tjerë dalin para Gjykatës

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në Departamentin e Krimeve të Rënda, në orën 13:30 pritet të dalin në seancë dëgjimore 9 protestuesit e arrestuar dy net më parë për protestat e dhunshme të aktivistëve të partive opozitare pas arrestimit të deputetit të VV-së, Albin Kurti.




Në mesin e 9 personave që do të paraqiten para gjykatës, është edhe asambleisti i Komunës së Prishtinës, Ylli Hoxha nga Vetëvendosje.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, ka konfirmuar për «Kohën Ditore» se prokurori i rastit ka deponuar kërkesë për caktimin e një mase të sigurisë, pa precizuar nëse bëhet fjalë për paraburgim apo një masë tjetër, raporton Koha.net.