Yagcilar takon komisioneren për mbikëqyrjen e shërbimit civil në Shqipëri

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti komisionerën e shërbimit civil të Shqipërisë, Pranvera Strakoshën (me bashkëpunëtorë) të shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Gjatë këtij takimi, Yagcilarka informuar delegacionin e Shqipërisë për fushëveprimtarinë e MAP-it, në veçanti, për fushën e shërbimit civil në vend dhe ecuritë në këtë drejtim, që, sipas ministrit, përshkohen me sfida dhe përpjekje për forcimin e kapaciteteve dhe standardeve ekzistuese.

Ministri Yagcilar ka folur për reformat në administratën publike, për Katalogun e vendeve të punës dhe për mundësitë e bashkëpunimit të dyanshëm, që pritet të realizohen në të ardhmen.

Ndërkaq, Komisionerja Strakosha falënderoi ministrin Yagcilar për pritjen, duke shtuar se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me KPMK-në e Kosovës do t’u mundësojë palëve të shohin të arriturat dhe mangësitë në punën e tyre, por edhe mundësitë për bashkëpunim në aktivitetet e përbashkëta.

Në këtë takim ishte prezent edhe kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, Lulzim Alijaj, i cili vlerësoi bashkëpunimin me MAP-in dhe partnerët nga Shqipëria.