Xhema s’do të arrestohet nesër

Avokati Tomë Gashi, ka sqaruar rastin e ish-shefes së PTK-së, Leme Xhema, ndaj së cilës më parë ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar.

Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se momentalisht nuk ka asnjë urdhër arresti ndaj saj.

«Për Znj. Leme Xhema nuk ka flet arrest ndërkombëtar dhe as një flet arrest tjetër. Të gjitha janë tërhequr nga Gjykata», ka thënë Gashi, duke postuar kështu edhe vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

«Lidhur me kërkesat dhe urgjencat e parashtruara nga ju në çështjen e ekzekutimit të sanksionit penal ndaj të dënuarës Leme Xhema, ju njoftojmë se Gjykata, përkatësisht Zyra për ekzekutimin e sanksioneve ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura konform ligjit lidhur me çështjen në fjalë. Siç janë Aktvendimi për ndalimin e ekzekutimit të dënimit me burg për të dënuarën Leme Xhema, revokimi i urdhëresës për ndalim dhe sjellje me detyrim, si dhe tërheqja e urdhër-arrestit ndërkombëtar», thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore, të publikuar nga avokati Gashi.