Xhamia e tri djegieve

Së paku tri herë dihet se është djegur xhamia, në historinë e saj gati pesëshekullore. Disa vjet në fillimet e saj do t’i kishte të mira. Por do të digjej për herë të parë në vitin 1890. Pak kohë para këtij viti, rusët e osmanët do të zhvillonin një luftë. E kur u dogj për herë të parë Hamam Xhamia në Pejë, kishte më shumë se 300 vjet histori.

Ajo besohet se u ndërtua diku rreth vitit 1587. U dogj edhe një herë tjetër gjatë Luftës së Parë Botërore. Do të rindërtohej mbi themele e mure që i kishin mbetur tek pas 5 vjetësh. Por shkatërrim i madh i monumentit të kultit islam do t’i bëhej edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, kur forcat e pushtetit të Serbisë do të digjnin e shkatërronin bashkë me të edhe qindra objekte të tjera të kultit islam në gjithë Kosovën.

Sërish do të ngrihej mbi themelet e vjetra, me ndryshime të mëdha në pamjen e jashtme e të brendshme. U rinovua me një fond arab.

E ndërtuar për ushtarët osmanë

Në vapën që përvëlon, në fund të verës, 87-vjeçari Shefqet Belegu ka hequr bluzën, derisa rripin e pantallonave krem e ka shtrënguar fort. Lëkura e tij e lëshuar është nxirë nga dielli. Prejse ka dalë në pension shërben vullnetarisht si myezin në Hamam Xhaminë, që njihet ndryshe edhe si Bulla Zade Hasan. Për këta 22 vjet ai kujdeset për gjithçka në xhami. Kopshti është i mirëmbajtur.