Xhamia e famshme e Wintherturit An’Nur drejt mbylljes

Qiradhënësi i ambienteve në Winterthur nuk e vazhdon kontratën me xhaminë e kontestuar në Zvicër. Shoqata islame tani nuk gjen vend tjetër për t'u vendosur.

Pamje nga ambientet e jashtme dhe të brendshme të xhamisë An'Nur që qarkullojnë në internet

Sipas të gjitha gjasave, në fund të këtij viti xhamia problematike e Winterthurit An’Nur duhet të mbyllet. Qiradhënësi nuk e vazhdon kontratën me shoqatën e xhamisë. Tani ajo nuk gjen vend tjetër ku të vazhdojë punën.

Qiradhënësi është një firmë e vogël imobiljesh, ai refuzon renovimin e kontratës së qirasë me xhaminë, ka sqaruar një person i shoqatës An’Nur të mërkurën, i pyetur nga gazeta zvicerane Tages Anzeiger. Përgjegjës për këtë situatë përfaqësuesi i shoqatës së xhamisë së kontestuar i bën mediat: Fajtor për mosvazhdimin e kontratës ëshë raportimi i mediave, është shprehur ai.

Xhamia në lagjen Hegi të Winterthurit është kujdesur disa herë për kryetituj gazetash për shkak të dyshimeve për radikalizimin e të rinjve. Disa të rinj janë larguar për në Siri, duke iu bashkuar grupit terrorist të «Shtetit Islamik». Dhe të gjithë këta thuhet të jenë radikalizuar në xhaminë An’Nur në Winterthur. ks