Xhaka regjistrohet si markë

Kush dëshiron të plasojë – për shembull – një detergjent me emrin Xhaka është i vonuar. Vëllezërit e kanë rezevuar këtë emër për vete.

Ata në fakt janë duke luajtur në Kampionatin Europian të Futbollit, por ka të tjerë që kujdesen për punën e tyre. Llogaritet se emri nuk do të jetë më vetëm sinonim i talentit, por një markë dhe vëllezërit e kanë mrojtur atë në Institutin Federal të Pronës Shpirtërore. Regjistrimi është bërë më 12 maj 2016. Pronarë janë vëllezërit Granit dhe Taulant Xhaka dhe përfaqësohen nga Zyra e Avokatëve të Bernës. Ajo nuk jep informacione më të hollësishme, gjithsesi nuk mund të plasohen detergjente, aksesorë bredhi, apo pluhura gatimi dhe shumë produkte të tjera me emrin Xhaka. Për së paku pesë vjet dhe njëherë për njëherë vetëm në Zvicër.

Tages Anzeiger raporton se Xhakët nuk janë të vetmit që e kanë mbrojtur kështu emrin e tyre. Një gjë të tillë e kanë bërë dhe Roger Federer, skiatorët Lara Gut dhe Carlo Janka. Lista e produkteve të mbrojtura prej tyre është më e shkurtër se ajo e Xhakëve dhe vlen kryesisht për artikuj kosmetike, stoli, artikuj sporti dhe orë. Momenti i mbrojtjes së emrit Xhaka, sipas një specialisti të kontaktuar nga media, lidhet me transferin e Xhakës për 40 milionë franga te Arsenali.

Nuk është e vetkuptueseshme që ai në klubin ku ishte me 23 vjet dhe si i huaj u bë kapiten. Nëse ngelet njëlloj i sukseshëm edhe te Arsenali, emri i tij mund të bëhet një markë ndërkombëtare. Shënon një gol vendimtar – rritet vlera e emrit, i lëndon leigamentet – ndodh e kundërta. Me skenarin e suksesit, Xhaka do të përfitonte me bartjen e të drejtave të tija mbi emrin e vet. Ai duhet të bashkëpunojë me markat komerciale edhe për faktin se po rritet fuqia e tij negociatore.

Grantit Xhaka është njëri ndër pak futbollistët zviceranë që e ka mbrojtur emrin e tij ligjërisht. Në Gjermani kjo është shumë më e përhapur. Ky gjest, sipas bashkëbiseduesit të gazetës, është një shenjë profesionalizmi e Xhakës. Kureshtjes se për çfarë produktesh krejt mud ta shfrytëzojnë Xhakët emrin e tyre, ai mendon se mund të jenë shumë. Sidomos Graniti, sipas tij, është një tip i pashëm, ‹cool›, me vetëbesim dhe solidar. Ky imazh mund të kapitalizoht në shumë drejtime. ks