VV gjuan me vezë Petrit Selimin [video]

Lëvizja Vetëvendosje sot ka ndërmarr një aksion kundër zëvendësministrit të Jashtëm, Petrit Selimi, të cilin e ka gjuajtur me vezë, derisa i njëjti po dilte nga lokali «Soma» në Prishtinë, që gjendet afër ndërtesës së Qeverisë.




«Siç e kemi thënë edhe më parë, asnjëri nga eksponentët e kësaj Qeverie nuk do të mund të vazhdojë punën normalisht, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi. Nuk ka kuptim që pushteti të zhvillojë jetë normale dhe të rehatshme derisa shteti po shitet e defunksionalizohet dhe qytetarët po varfërohen», thuhet në njoftimin për media të VV-së.

Vetëvendosje thotë se «Petrit Selimi njihet për miqësinë e tij me Ivica Daçiq-in, personin që Kosovën e quajti ISIS. Petrit Selimi dhe as shefat e tij asnjëherë nuk reaguan për këtë deklaratë të mikut të tyre Daçiq».

«Petrit Selimi dhe shefat e tij, nuk do ta kenë funksionimin e lehtë nëse nuk tërhiqen», përfundon njoftimi i VV-së.

https://www.facebook.com/portalikohanet/videos/vb.121364578053756/407499706106907/?type=2&theater