VV: Djemtë e Sabit Gecit sulmuan aktivistët tanë

Para pak kohe, Policia e Kosovës konfirmoi se ka ndodhur një përleshje me thika mes disa personave në rrugën e UÇK-së. Përleshja mësohet të ketë ndodhur pranë zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje.




Ndërkaq, kjo Lëvizje, përmes një komunikate për media, ka thënë se rreth orës 21:20, katër persona, nga të cilët dy të armatosur, kanë sulmuar dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje brenda në hollin e zyrës dhe para objektit.

«Dy nga sulmuesit ishin djemtë e Sabit Gecit, Alban dhe Kushtrim Geci të cilët kanë të kaluar kriminale. Policia i arrestoi këta dy persona ndërsa dy të tjerë kanë ikur. Dy aktivistë të Lëvizjes janë therur me thikë dhe po trajtohen në QKUK», njofton kjo lëvizje.

«Ky sulm është sulm i planifikuar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe është i papranueshëm. Të tilla sulme nuk e ndalin Lëvizjen në kauzën e saj të drejtë», përfundon njoftimi i Vetëvendosjes.