Vuçiqi nuk konsiderohet njeriu i duhur për t’i pajtuar serbët e shqiptarët

Marrëveshjet e arritura në Bruksel kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, do t’ua shpjegojë vetë serbëve të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Por, paralajmërimit të Vuçiqit për vizitë Kosovës në funksion të inkurajimit të serbëve, nuk i është përgjigjur Qeveria e Kosovës. Gazeta ka kërkuar sqarime nga Qeveria nëse do të lejohet ardhja e Vuçiqit në Kosovë për veprimtari politike në terren, por të njëjtit nuk i janë përgjigjur interesimit të gazetës. Besnik Berisha, që është këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se kjo nuk është çështje për të cilën mund të japë përgjigje, derisa zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, nuk u është përgjigjur fare pyetjeve të gazetës.

Por analistët thonë se Qeveria nuk ka fuqi ta ndalë vizitën e Vuçiqit as atëherë kur ajo bëhet me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë politike në Kosovë, siç ka paralajmëruar kryeministri serb. Sipas tyre, shpjegimin të cilin e ka paralajmëruar Vuçiqi do të duhej ta bënte kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.