Vuçiqi me hijen e krimit ndaj Bytyçëve në Washington 




Ambasadori amerikan në Beograd Michael Kirby ka thënë se ndër temat e vizitës paraprake të kryeministrit serb Aleksandar Vuçiqit në ShBA, do të jetë edhe rasti i vrasjes së vëllezërve Bytyçi në Serbi.

 

Kirby, në pyetjen e gazetarëve në është i dëshpëruar pse nuk ka përparim në zgjidhjen e rastit Bytyçi, ka thënë se përparim ka, porse të gjitha informata për të nuk jepen në opinion, njofton portali N1, transmeton Koha.net.

«Kam pasur shumë takime me kryeministrin, prokurorin republikan, ministrat e Drejtësisë e të Punëve të Brendshme. Disa informata janë publike e disa jo», ka thënë Kirby.

Vëllezërit, Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi, të cilët nga ShBA kishin ardhur në Kosovë për të luftuar kundër pushtuesit, u vranë, duarlidhur,në korrikun e vitit 1999 në një stacion policor të Serbisë.

Serbia dhe Beogradi zyrtar ende nuk kanë arrestuar dikën për këtë rast.