Vuçiq sot shkon në ShBA




Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot shkon në SHBA. Atje, ai, gjatë tri ditëve të qëndrimit, do të bisedojë me zyrtarë të lartë amerikanë ndër të cilët edhe nënkryetarin amerikan Jose Biden, njoftojnë medie serbe.

Ndër temat që më me ankth do të trajtohen gjatë kësaj vizite është rasti i pazgjidhur i vrasjes së tre shtetasve amerikanë me orgjinë nga Kosova, Yll, Mehet dhe Agron Bytyçi, transmeton Koha.net.

Vëllezërit Bytyçi u vranë në fundin e korrikut të vitit 1999 në një Stacion policor serb me duar të lidhura dhe u gjetën të varrosur në një varr masiv në Serbi me shumë shqiptarë të Kosovës të vrarë gjatë luftës së vitit 1998 – 1999.

Për këtë rast në Serbi ende askush nuk është dënuar .