Vuçiq kërcënon me përdorimin e forcës ndaj AKSH-së në Luginë




Beograd, 11 shtator – Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiqi gjatë një interviste, mbrëmë në Televizionin Publik të Serbisë, rreth paralajmërimit të themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Shqiptare (AKSH) në jug të Serbisë, tha se «duhet të reagojmë me mençuri dhe urtësi, por nëse do të duhet, atëherë do ta tregojë forcën, dhe Serbia do të dijë mjaft mirë ta tregojë», transmeton Koha.net.

 

Ai ka përmendur se një nga komunat e theksuara për këtë asociacion është Medvegja, ku popullsia serbe është shumicë dhe që në të ka gjithsej 6 për qind shqiptarë.