Vuçiq i frikësohet i kapitullit 35, paralajmëron mosshkuarje në Bruksel

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se mund të mos shkojë fare në rundin e ardhshëm të dialogut me Kosovën të cilin Brukseli e ka përcaktuar të mbahet më 13 tetor.




Këtë hap Vuçiq e ka ndër mend ta ndërmarrë pasi ,sipas medieve serbe, projekt platforma negociuese për «kapitullin kosovar» -35, e përgatitur në Bruksel, është më e keqe se sa Serbisë t’i kërkohet ta njohë formalisht pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

« Gjithë atë që Prishtina s’e ka arritur me dialog, tash po përpiqet ta bëjë në këtë mënyrë, për shembull të na e rrëmbejë Gazivodën.

Shpresoj se për këtë dokument të tmerrshëm as që do të diskutohet, përkatësisht se ai nuk do të jetë propozimi zyrtar», ka thënë Vuçiq.

Nga medie serbe më herët ishte njoftuar se për kapitullin 35 është hartuar platforma negociuese me 49 kërkesa të cilat drejtpërdrejt imponojnë njohjen e Kosovës nga Serbia.