Vuçiq i dëshpëruar për shkak të Platformës së BE-së për negociatat për Kosovën

Sa ka përfunduar takimi i kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të Quint-it (ShBA, Britani e Madhe, Gjermani, Francë e Itali) në Beograd.




Mediat në Beograd e përshkruajnë të mërzitur kryeministrin serb pas bisedimeve në këtë takimi, të cilësuara si të vështira.

Mediet serbe theksojnë se kryeministri serb Vuçiq ka parashtruar «argumente për të gjithë atë nëpër të cilën ka kaluar Serbia dhe çfarë ka bërë në rrugën drejt BE-së». Sipas raportimeve të medieve të Beogradit, Vuçiq ka thënë të jetë «shumë i dëshpëruar për shkak të zhvillimeve të fundit në Bruksel dhe Projektit të Platformës së BE-së për negociatat mbi Kosovën».

Para kësaj mbledhjeje Vuçiq ka zhvilluar një takim me patriarkun dhe krerët e tjera të kishës ortodokse serbe, transmeton koha.net.

Merret vesh se patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, i ka thënë kryeministrit Aleksandar Vuçiq të ndërpresë negociatat për anëtarësim në BE për shkak të kërkesa për njohjen e Kosovës.