Vuçiq ende s’e di në do të shkojë në Shqipëri për ndeshje

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë për ta parë zhvillimin e ndeshjes Shqipëri – Serbi që do të zhvillohet të enjten, më 8 tetor në Elbasan Arena, njofton «vecernje novosti».




Ai ka theksuar se për këtë vendim do ta njoftojë opinionin nesër, transmeton Koha.net.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më herët kishte ftuar kryeministrin serb për ta shikuar së bashku ndeshjen. Atëherë Vuçiq kishte thënë se do të shkonte në Elbasan.

Në ndërkohë, ai, si duket, ka ndërruar mendje dhe vendimin për po ose jo do ta komunikojë nesër.

Ndeshja Shqipëri -Serbi, para se të zhvillohet në terren, tashmë ka filluar të luhet në mediet shqiptare dhe ato serbe.