Vuçiq: Do t’i them Mogherinit se nuk e jap Gaziovodën

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se Serbisë i është rrëmbyer pasuria në Brezovicë dhe kjo është bërë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.




«Mirë, nëse këtë e përkrahni dhe nëse kërkesa është që të dorëzohet Gaziovoda, atëherë unë them: Nuk e jap Gazivodën, e të shoh çfarë tutje. Ndoshta do të më zëvendësoni, keni mjaft mediume nën kontroll në Serbi, keni mjaft të atillë që gënjejnë çdo ditë në emrin tuaj, unë ju them se Gazivodën nuk e jap dhe këtë do t’ia them edhe Federica Mogherinit nëse fare shkoj në Bruksel më 13 tetor», ka thënë Vuçiq, raporton V.Novosti, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se për Serbinë është moment shumë i vështirë arrestimi i djeshëm në Brezovicë.