Vrapojnë në Londër për t’i ndihmuar të verbërit në Kosovë




Anëtarët e «Kosovo Sports Relief» do të vrapojnë më 19 korrik rreth 10 kilometra në Parkun Olimpik të Londrës, për nder të mbledhjes së fondeve për Federatën e Sporteve për të Verbërit në Kosovë.

Tradita e iniciativës për mbledhjen e fondeve për t’i ndihmuar grupeve me më shumë nevojë në Kosovë, është duke u përsëritur nga suksesi i vitit të kaluar, me ç’rast patën mbledhur fonde për 10 karroca multi-sportive, të cilat iu dhuruan Shoqatës HandiKos.

Sipas organizatorëve, këtë vit iniciativa është fokusuar për të iu ndihmuar Federatës së Sporteve për të Verbërit në Kosovës, në veçanti për 10 ekipet e Goalball. «Për shkak të jofinancimit, këto ekipe nuk kanë mundësi të sigurojnë as minimumin e pajisjeve të nevojshme që do t’iu mundësonin që të luajnë së bashku apo të marrin pjesë në ndonjë garë sportive. Të gjitha fondet e mbledhura, do të përdoren për blerjen e pajisjeve për 10 ekipet e Goalball. Këto paisje përfshijnë: gola, topa, mbrojtës, syze dhe paisjet tjera të nevojshme për këtë sport, të cilat do t’i mundësonin lojtarëve të luajnë lojë të sigurt dhe pa lëndime. Në të njëjtën kohë aktivitetet me këtë sport, do të iu ndihmonin në rehabilitimin dhe socializimin e të verbërve në Kosovë në mënyrë që të jenë psiqikisht dhe fizikisht më aktiv», thuhet në një njoftim të anëtarëve të «Kosovo Sports Relief», në Kosovë.Anëtarët e «Kosovo Sports Relief» do të vrapojnë më 19 korrik rreth 10 kilometra në Parkun Olimpik të Londrës, për nder të mbledhjes së fondeve për Federatën e Sporteve për të Verbërit në Kosovë.

Tradita e iniciativës për mbledhjen e fondeve për t’i ndihmuar grupeve me më shumë nevojë në Kosovë, është duke u përsëritur nga suksesi i vitit të kaluar, me ç’rast patën mbledhur fonde për 10 karroca multi-sportive, të cilat iu dhuruan Shoqatës HandiKos.

Sipas organizatorëve, këtë vit iniciativa është fokusuar për të iu ndihmuar Federatës së Sporteve për të Verbërit në Kosovës, në veçanti për 10 ekipet e Goalball. «Për shkak të jofinancimit, këto ekipe nuk kanë mundësi të sigurojnë as minimumin e pajisjeve të nevojshme që do t’iu mundësonin që të luajnë së bashku apo të marrin pjesë në ndonjë garë sportive. Të gjitha fondet e mbledhura, do të përdoren për blerjen e pajisjeve për 10 ekipet e Goalball. Këto paisje përfshijnë: gola, topa, mbrojtës, syze dhe paisjet tjera të nevojshme për këtë sport, të cilat do t’i mundësonin lojtarëve të luajnë lojë të sigurt dhe pa lëndime. Në të njëjtën kohë aktivitetet me këtë sport, do të iu ndihmonin në rehabilitimin dhe socializimin e të verbërve në Kosovë në mënyrë që të jenë psiqikisht dhe fizikisht më aktiv», thuhet në një njoftim të anëtarëve të «Kosovo Sports Relief», në Kosovë.