«Vrapo me FSK-në» për fëmijët në nevojë

Në bashkë-organizim të Komunës së Gjakovës dhe të FSK-së, sot është mbajtur manifestimi sportiv në atletikë «Vrapo me FSK-në, Gjakovë 2015», ku në shtegun prej dhjetë kilometrash ka qenë një numër i madh pjesëmarrësish, përfshirë dhe ndërkombëtarë.




Pas kalimit të këtij shtegu që me mjetet e përfituara do të ndihmohen fëmijët në nevojë të komunës së Gjakovës.

Në kategorinë e meshkujve ngadhënjyes ka dalë Emin Grajqevci nga Prishtina, sikurse dhe në kategorinë e femrave që nga i njëjti klub ngadhënjyese ka dalë Fjolla Margata, transmeton Koha.net.

Në këtë vrapim ka marrë pjesë edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, e cila është shprehur e kënaqur jo vetëm me organizimin dhe interesimin e pjesëmarrësve, porse njëherësh ka theksuar se ky vrapim përfshiu disa lokacione interesante të komunës së Gjakovës.

Duke përgëzuar pjesëmarrësit njëherësh ka theksuar se pretendon që nga viti i ardhshëm në Gjakovë të mbahet edhe gjysmë-maratona në distancë prej njëzet kilometrash.

Këtë organizim sportiv e ka përshëndetur edhe gjeneral lejtnant Rrahman Rama nga FSK-ja, i cili ka uruar për organizimin dhe gjithashtu ka potencuar se FSK-ja është e qytetarëve dhe se gjithnjë do të jetë pranë tyre, sikurse dhe në ditën e sotme.

Për organizimin shumë të mirë janë shprehur edhe ngadhënjyesit e sotëm të vrapimit në gjatësi prej dhjetë kilometrave, ku njëherësh janë shprehur të entuziazmuar për rezultatet e tyre.