Vonohet testimi i tenderëve elektronikë

Edhe pse ishte paraparë që pilot-tenderët e parë elektronikë të fillonin në qershor të këtij viti, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ende nuk e ka datën se kur ata do të fillojnë të aplikohen, shkruan sot Koha Ditore.




Zyra për medie e KRPP-së ka bërë të ditur se janë përzgjedhur autoritetet kontraktuese që do të realizojnë pilot-projektet e tenderëve elektronikë, por nuk ka treguar se kur ata do të fillojnë të zbatohen.

«Janë përcaktuar gjashtë institucione, autoritete kontraktuese për pilot- projekte dhe janë në fazën e fundit të përgatitjeve për të filluar këta pilot-tenderë elektronikë. Edhe pse ende nuk kanë filluar, janë në fund të fazës së përgatitjes», thuhet në përgjigjet e zyrës për medie të KRPP-së.