Vonohet furnizimi me shujta për nxënësit e kryeqytetit

Komuna e Prishtinës është vonuar në sigurimin e shujtave për nxënësit e kryeqytetit, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë vizitës në disa shkolla më 1 qershor, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se këtë vit përveç kifleve fëmijët do të marrin edhe qumësht. Por ai ka bërë të ditur se kjo nuk do të ndodhë së paku edhe dy javë, shkaku i procedurave tenderuese.

«Jemi në përfundim e sipër të prokurimit për shujtat të cilat do të jenë më kualitative. Pra, çdo fëmijë do ta ketë edhe qumështin përveç kifles. E çdo vit me rekomandim të profesionistëve jemi duke e pasuruar ushqimin e nxënësve», tha Ahmeti.

Zyrtarët komunalë kanë thënë se kjo vonesë ka ndodhur shkaku i mungesës së buxhetit.

«Tashmë kanë mbaruar vlerësimet dhe fituesit e tenderit për shujta dhe atij për qumësht për nxënës, dhe të enjten do të shpallen fituesit. Pas kësaj ekziston afati ligjor për ankesa dhe më pastaj do të fillojë furnizimi me to. Procesi është vonuar për ca ditë për shkak të sigurimit të mjeteve», kanë thënë në zyrën për informim të Komunës së Prishtinës.

Mirëpo sipas njoftimit për kontratë për furnizimin me qumësht në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, tenderi që është hapur më 28 gusht do të jetë i hapur deri më 11 shtator. Pas kësaj bëhet hapja e ofertave dhe pritet afati i ankesave.