Volkswageni vazhdon me ndryshimet në kryesi

Bordi mbikëqyrës i Volkswagenit do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm të mërkurën, në të cilin pritet që shefi i financave, Hans Dieter Poetsch, të zgjidhet si udhëheqësi i panelit me 20 anëtarë, raporton Reuters.




Prodhuesi më i madh i automobilave në Evropë ka pësuar krizën më të madhe në historinë 78-vjeçare pasi ka pranuar se ka mashtruar me testet e emetimeve të gazrave në ShBA, në të cilin mashtrim janë përfshirë 11 milionë automobila në gjithë botën.

Përpos përzgjedhjes së Poetschit, bordi do të diskutojë edhe hetimet e fundit për Volkswagenin që kanë quar çuar në mbi 10 përjashtime të menaxherëve, transmeton koha.net.