Volkswageni shtynë ose ndal «projektet e parëndësishme»

Shefi i ri i grupit Volkswagen, Matthias Muller, ka njoftuar se kompania e tij do të bëjë ndërprerje të disa planeve, të cilat konsiderohen si «jo vitale» në mënyrë që të rikthehet sa më fuqishëm që të jetë e mundur.




Duke folur drejt 20 mijë punëtorëve, Muller ka thënë se kompania duhet ta kalojë sa më shpejtë krizën e përjetuar pas skandalit.

«Ne mundemi dhe do ta kalojmë këtë krizë, sepse Volkswageni është grup i fortë. Mbi të gjitha ne kemi skuadrën më të mirë në automobilizëm, të cilën e ëndërrojnë të gjithë», ka thënë ai në një takim me punëtorët në Wolfsburg, transmeton koha.net.

Shefi i ri po ashtu tha se kompania po e heton origjinën e skandalit dhe shumë shpejt do të dalë me një përgjigje për zgjidhje të skandalit.

«Kemi vendosur që të rishikojmë planet tona për investime. Gjithçka që është absolutisht e panevojshme do të anulohet ose do të shtyhet», ka thënë ai duke shtuar se «Volkswageni do të vazhdojë të punojë dhe të shtojë vende pune në të ardhmen».