Vokrri e Platini bashkë i kthehen futbollit aktiv




Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kryetari i saj, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu janë ftuar si mysafirë nga UEFA në një takim që do të mbahet me 54 federatat anëtare të saj.

 

Takimi do të mbahet në Maltë nga data 14 shtator deri më 17 shtator me të gjithë krerët e federatave.

Në ditën e dytë të takimit do të zhvillohet një ndeshje ndërmjet kryetarëve të federatave dhe sekretarëve. Në këto ekipe do të jenë edhe Vokrri e Salihu.

“Njërit ekip do t’i prijë presidenti i UEFA-s, Michel Platini. Në këtë ekip do të luajnë edhe emra të njohur të futbollit botëror si Bonjek, Shuker, Saviçeviç dhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri. Ekipin tjetër do ta përbëjnë sekretarët e përgjithshëm të federatave”, thuhet në njoftimin e FFK-së, transmeton koha.net.

Takim i paraprinë mbledhjes së KE të UEFA-s që do të mbahet më 17 dhe 18 shtator në Maltë.