Vodhi një çantë dhe kartelën bankare, por bie në duar të policisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull, tek i cili dyshohet se ka thyer një sirtar dhe ka vjedhur çantën dhe kartelën bankare, që i përkiste një femre, që është ankuar.




Nga kartela bankare që vodhi, sipas raportit të policisë, i dyshuari ka bërë tërheqje parash në shumën 240€.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.