Vlerësime për Zvicrën dhe mërgimtarët shqiptarë

[Best_Wordpress_Gallery id=”96″ gal_title=”7 mars”]

Ambasada e Kosovës në Bernë organizoi një pritje me rastin e shtatëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Pos tij, fjalë rasti mbajti edhe përfaqësuesi i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Stéphane Tomagian

Teksti e fotot Rexhep RIFATI

Bernë, 18 shkurt

Për nder të shtatëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, me 17 nëntor, në Bellevue Palace të Bernës, ambasadori i Kosovës në Bernë, Naim Malaj organizoi pritje festive. Pos diplomatëve të akredituar nga shtetet e ndryshme në Zvicër, në mesin e të cilëve edhe disa nga vende që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, ishin edhe përfaqësuesit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës. Në mesin e të ftuarave pati mërgimtarë që veprojnë në fushën e ekonomisë, kulturës, sportit si dhe përfaqësues shoqatash të ndryshme, të klerit etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse ambasadori Naim Malaj përkujtoi se të gjithë kemi asistuar në lindjen e shtetit të ri. Se si ky shtet, përkundër sfidave e hallve, sidomos këtyre javëve të fundit, megjithatë mbetet «ëndrra e realizuar, për të cilën keni sakrifikuar mundin, djersën dhe gjakun edhe ju të nderuar bashkatdhetarë.»

Kosova për vlera universale

Pasi foli për klimën gjeopolitike në të cilën po jetojmë sot, ambasadori Malaj, sidomos pas ngjarjeve tragjike në Paris dhe Kopenhagë, përmendi kontekstin aktual ndërkombëtar – rritja e ekstremizmit, dhunës dhe fanatizmit fetar. Ai potencoi se Kosova është rreshtuar në anën e vendeve demokratike që mbrojnë vlerat universale, lirinë e shprehjes së mendimit dhe përkushtimin për një shtet laik.

«Ne mund të jemi krenarë që shumica e shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri – të besimit mysliman, katolik dhe ortodoks, janë një shembull i bashkëjetesës dhe të një harmonie fetare, e cila u përmend edhe gjatë vizitës së Papa Françeskut, në shtator të vitit të kaluar në Tiranë. Në këtë frymë, gjatë vitit të kaluar, si dhe këtë vit, ambasada jonë, ajo e Izraelit dhe e Shqipërisë, kane mbështetur dhe inkurajuar organizimin e ekspozitës ‹Besa› në shumë qytete të Zvicrës. Është në detyrën tonë që t’i mbrojmë vlerat tona të përbashkëta që përbejnë themelin e demokracive dhe lirive tona bazë duke dënuar ashpër çdo formë terrorizmi, antisemitizmi, islamofobie dhe racizmi», potencoi më tej ambasadori Malaj.

Zvicra mbështetëse e përhershme e Kosovës

Një kaptinë më vete ai ia kushtoi edhe shtetit nikoqir dhe mërgimtarëve shqiptarë. Me këtë rast përmendi se Zvicra që gjithmonë ka mbështetur zhvillimin e vendit tonë, ajo ka qenë dhe mbetet përkrah nesh. «Dua që sonte t’i shpreh mirënjohjen tonë të thellë me një modesti dhe thjeshtësi, ashtu siç e do kultura e këtij vendi, me një ‹Faleminderit Zvicër!›», thotë Naim Malaj dhe vazhdon: «Mendoj se kemi bërë një punë të mirë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, për ne, për fëmijët tanë që po rriten e edukohen në një vend si Zvicra, për atdheun tonë, për Kosovën. Dhe në fund, nuk kam si mos të ndihem krenar për privilegjin që si ambasador i parë i Kosovës të shërbej në një vend mik si Zvicra, në një vend ku kemi një mërgatë kaq të mrekullueshme», tha në fund Malaj.

Marrëdhënie prej dekadash me Zvicrën

Në emër të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, një fjalë përshëndetëse e mbajti Stéphane Tomagian, i cili tha se përshëndet edhe në emër të Ambasadorit Arthur Mattli: «Duke ju shprehur urimet tona më të mira për Republikën e Kosovës, me rastin e shtatëvjetorit të pavarësisë. Sigurisht që e dini se lidhjet e ngushta bashkojnë dy vendet tona, qysh para vitit 2008. Marrëdhëniet tona mund të përshkruhen me dekada.»

Tomagian përkujtoi se qysh në vitet 1930 shkrimtari zviceran, Max Frisch, kishte udhëtuar në Kosovë gjatë një rrugëtimi të gjatë në Ballkan, me ç’rast shkroi disa vargje te bukura. «Nga vitet 1960-1970 ardhja e burrave dhe grave nga Kosova ka thelluar marrëdhëniet tona», u shpreh ai.

Formalizmi i lidhjeve

Tomagian shtoi se «më 2008, kemi formalizuar lidhjet tona nën formën e marrëdhënieve ndërshtetërore, në mes dy shteteve sovrane, të cilat zhvillojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe në të gjitha sferat. Në këtë drejtim, këto shtatë vite janë arritur jo më pak se dymbëdhjetë marrëveshje dypalëshe në mes të Zvicrës dhe Kosovës, në fusha të ndryshme: realizimi i projekteve për bashkëpunim dhe zhvillim, promovimi dhe mbrojtja reciproke e investimeve, bashkëpunimi policor dhe gjyqësor dhe transporti ajror.

Programi zviceran për bashkëpunim dhe zhvillim në Kosovë – i cili përbën një angazhim prej 88 milionë frangash në vitet 2013 deri 2016 – si dhe prania e pandërprerë e SWISSCOY-t në Kosovë gjatë 15 viteve, dëshmojnë rëndësinë që i jep Zvicra zhvillimit të Kosovës si kontribuues i rëndësishëm në favor të stabilitetit të Ballkanit perëndimor.

Mirënjohje diasporës kosovare në Zvicër

«Kontributi juaj për të njohur më mirë dhe vlerësuar diasporën kosovare në Zvicër, për ne është shumë i çmueshëm. Nuk ka asnjë dyshim, që me punën, kreativitetin dhe dinamizmin e tyre, anëtaret e diasporës kosovare në Zvicër japin kontribut të përditshëm në prosperitetin zviceran. Unë sonte po shprehi këtu mirënjohjen tonë të plotë për juve zoti Ambasador, dhe për juve – kosovare dhe kosovarë të Zvicrës. Nuk më mbetet vetëm të përsëris urimet tona me rastin e festës shtetërore të Kosovës» dhe shtoi: «Zoti Ambasador, nëse marrëdhëniet në mes të Zvicrës dhe Kosovës janë aq të përzemërta dhe intensive, kjo është edhe meritë e juaja. Qe pesë vite ju përfaqësoni Kosovën këtu në Zvicër dhe punoni shumë, here në qendër të vëmendjes, nganjëherë nën hije, por gjithherë pa u lodhur, në favor të thellimit të marrëdhënieve tona dypalëshe», përfundoi Stéphane Tomagian.

Me këtë rast, për të pranishmit u organizua edhe një apero.[Best_Wordpress_Gallery id=”96″ gal_title=”7 mars”]

Me këtë rast, për të pranishmit u organizua edhe një apero.