Vlera

Foto: Shutterstock



Të gjitha gjërat e bukura të jetës
Janë falas:
Ajri, uji, dashuria.
Vallë pse themi
Se jeta është e shtrenjtë
Kur gjërat kryesore janë falas?
Kjo ndodh sepse herët ftohemi.

Vetëm atëbotë si fëmijë
Kemi shijuar ajrin sipas vlerës së tij
Dhe ujin si burim jete
Dhe dashurinë pa afsh
Me zemër të lehtë e kemi pranuar.
Tani rrallë marrim frymë si duhet
Dhe duke marrë frymë marrim kohë
Jetojmë shpejt e shpejt
dhe gjërat i marrim të rëndësishme
Dhe në vend të ujit pimë verë.
Dhe dashurinë e shndërrojmë
Në obligim dhe barrë.

Dhe jeta i del e shtrenjtë atij
Që mendon se është e lirë.

Përktheu: Enver Robelli