Vjershë për ndryshimin e shijeve

Foto: Shutterstock



Duke parë devenë
kali tha:
«Çfarë kali gjigant
me një gungë hata».
Deveja bërtiti
«Kalë veten e quan
Ti, tamam tamam
je deve e pazhvilluar».
Veç Zoti mjekërthinjur
e dinte atje lartë
se qenë të racave të ndryshme
ato kafshë.