Nga mërgimi, pedagog universitar në Prishtinë

[Best_Wordpress_Gallery id=”119″ gal_title=”nk”]

Krahas punës prej një kurbetçiu në Zvicër, Naim Kryeziu, iu rrek studimit të gjuhës gjermane. Ai ka mbrojtur doktoratën mbi veprën e Hajnrih Hajnes dhe vazhdon punën e profesorit në Universitetin e Prishtinës.

Teksti e fotot Rexhep RIFATI

Për njerëzit e zellshëm në shkencë e kulturë, puna e rëndë në kurbet nuk është pengesë. Naim Kryeziu nga Rogana e Kamenicës, erdhi në Zvicër në vitin 1989. Sa për ndonjë sezon. Por, fati e deshi që ai të ngelë këtu deri para pak vitesh. Aktualisht jeton midis Zvicrës e Kosovës: herë tek familja në Zvicër, e herë tek studentët në Kosovë, si Profesor Asistent në Universitetin e Prishtinës.

Pasion, Hajnrih Hajne

Krahas punës së përditshme në Zvicër, Kryeziu përfundon kursin dyvjeçar për gjuhë gjermane në Bazel dhe vazhdon studimet katërvjeçare për gjuhë e letërsi gjermane në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Ndërkohë, për dy vitet në vijim, ai i kryen edhe studimet pasuniversitare në fushën e shkencës së letërsisë. E mbron me sukses temën e magjistraturës: «Poezia e Hajnrih Hajnes në shqip». Poeti gjerman dhe poezia e tij u kthyen në pasion dhe dashuri të Naim Kryeziut. Ai edhe doktoraturën e mbrojti në temën: «Vepra letrare e Hajnrih Hajnes dhe jehona e saj te shqiptarët (1902-2011)».

Rruga drejt përkthimeve letrare

Nuk ishte vetëm puna studimore, por edhe ajo e përkthimeve që e joshi Naimin me të ardhur në Zvicër. Kështu e shpjegon ai motivin e tij për tu marrë me përkthimin e veprave letrare: «Interesimi im për përkthime është paraqitur më herët, por motivi kryesor për t’i hyrë kësaj rruge ka qenë ai, që letërsia shqiptare të prezantohet në Zvicër e Gjermani. Duhet pranuar, se lexuesi gjerman ka njohuri shumë të pakta mbi letërsinë shqiptare». Naim Kryeziu shpjegon se, përkthimet e para nga gjermanishtja në shqipe kanë filluar para më se 100 vjetësh. Si përkthyes i parë i poezisë gjermane në shqip njihet Faik Konica, kurse si përkthyes më i shquar konsiderohet Lasgush Poradeci…

Fillimi me dritën magjike

Për më tepër se një dekadë e gjysmë, Naim Kryeziu merret me përkthime. Ai më parë, ka përkthyer në gjermanisht vëllimet me poezi «Ndiz dritën magjike» të Sali Bashotës, «Zogj të plagosur» të Agim Vincës. Në vitn 2005 ai përktheu antologjinë me titull «Dann sagte der Dichter» («Pastaj poeti tha») me pjesë nga krijimtaria poetike e Ali Podrimjes, Basri Çapriqit, Sali Bashotës dhe Ibrahim Berishës.

Kryeziu ka vazhduar edhe me përkthime nga gjermanishtja në gjuhën shqipe, siç janë librat «Gra, edhe sa vjet doni të prisni?» të autores zvicerane Ivonë-Dënizë Këhli, pastaj romanin «Duke dëgjuar Shopenin» të shkrimtarit italian Xhani Morano dhe romanin «Dyshimi» të shkrimtarit dhe dramaturgut të shquar zviceran Fridrih Dyrrenmat.

Naim Kryeziu ka qenë prezent në e gazeta me artikuj për autor të spikatur, siç janë Hajne, Shiler, Cvajg, e të tjerë. etj. Gjithashtu është marrë edhe me shqipërime nga krijimtaria e një numri të poetëve gjermanofolës. Të tilla janë botimet: «Die Heine-Rezeption im albanischen Sprachgebiet» («Recepcioni i Hajnes në trevën gjuhësore shqiptare») dhe «Hajnrih Hajnia, poet i lirisë dhe i dashurisë», 336 faqe.

Këto ditë, Naim Kryeziu, ishte fitues i bursës «Schritte 2015», bashkë me dy përkthyes nga Shqipëria, që ndoqi seminarin një mujor në Berlin. Këtë bursë ai e fitoi për projektin e përkthimit të veprës «Vetëdija e Fjalëve», të novelistit Elias Kaneti.

Kalmi-Rej falënderon Kryeziun

Me rastin e botimit të librit «Gra, edhe sa vjet doni të prisni?», ish-ministrja e jashtme zvicerane, zonja Calmy-Rey, ka falënderuar Naim Kryeziun, për përkthimin e librit në shqip, me shpresë se: «ky libër do të jetë një ndihmesë në përpjekjet e grave ballkanase për t’i kërkuar pareshtur e për t’i fituar të drejtat themelore të integrimit të tyre në politikë e në shoqëri».

Nga pozita e profesorit të letërsisë gjermane në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, Naim Kryeziu përmend gjithashtu se vazhdimisht është në rritje interesimi i të rinjve shqiptarë për të studiuar gjuhen dhe letërsinë gjermane.[Best_Wordpress_Gallery id=”119″ gal_title=”nk”]

Nga pozita e profesorit të letërsisë gjermane në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, Naim Kryeziu përmend gjithashtu se vazhdimisht është në rritje interesimi i të rinjve shqiptarë për të studiuar gjuhen dhe letërsinë gjermane.