Vizion

Foto: Shutterstock



Ky Irak ka me shkue deri në fund të varrezave
Ka me i varros bijtë e tij në stepa,
Fis pas fisi
Pastaj ka me e falë xhelatin e tij…
Iraku nuk ka me u kthy’ kurrë më
Lauresha s’ka me këndue kurrë më…
Largohu – nëse do – për një kohë të gjatë
Dhe fto – nëse do – të gjithë engjëjt
e universit
Të gjithë djajtë e tij
Fto demat e Asurit
Sfinksin e kaluem
Ftoji
Dhe prit në tymin e teprisë
Mrekullinë e damarit të temjanit.

Aman, 8.3.1997

Përktheu: Enver Robelli