Vitrina e hapur e librit – një zbulim

Biblioteka e vogël ofron një platformë për takime të bashkësisë së lagjes dhe për të nxitur leximin. Afatgjatë, pa shpenzime dhe pa mund.

Teksti dhe fotot Kujtim SHABANI

E hënë apo e diel, ditën apo natën, në diell apo në shi – ajo është gjithmonë e hapur për t’u shërbyer: vitrina e librit në Telli Aarau. Për më tepër, falas! Një bibliotekë si miniaturë, që me rreth 400 librat e saj synon ta reflektojë llojllojshmërinë e popullatës që jeton në këtë lagje.

Një projekt afatgjatë

Organizatat «Gemeinschafttszentrum» dhe «Quartierverein» në Telli nuk kanë mundur t’i bëjnë ndonjë dhuratë më të mirë komunitetit multikulturor me rastin e jubileut të tyre të 40-të. «Donim të krijonim një element multikulturor që bashkon – një vendtakim, ku vjen në kontakt me librin dhe bisedohet mbi tema të ndryshme dhe veten», e përmbledh idenë e vitrinës së hapur të librit Stefan Wyss, anëtar i kryesisë së «Quartierverein Telli».

Ky model i bibliotekave është më i njohur në Gjermani. Tani po përhapet edhe në Zvicër. Ideja e organizatave «Gemeinschaftszentrum» dhe «Quartierverein» për këtë rrjedh nga vitrina e librit të Soloturnit, e lansuar me rastin e Ditëve të Letërsisë atje. Vitrinës së librit në Telli, organizatorët i kanë dhënë një karakter multikulturor. Fabienne Besmer, kompetente për vitrinën në «Gemeinschaftszentrum», e di saktë: «Në paralagjen e Araut, Telli, jetojnë 50 nacionalitete të ndryshme!» Fjala «libër» është skalitur me të madhe në anët e vitrinës në 20 gjuhët më të përfaqësuara. Ndër të tjera, edhe në shqip.

Projekti është përuruar në fund të gushtit të 2014-tës. «Leja e ndërtimit nga Qyteti Arau është e paafatizuar». Vitrina është vendosur në një hapësirë ndërmjet organizatës «Gemeinschaftszentrum» dhe Qendrës Komerciale në Telli. «Vitrina e hapur e librit është edhe një vend ku njerëzit dalin të marrin pak ajër, pasi ta kenë bërë pazarin», vëren Wyss.

Përvojë inkurajuese

Para se të përurohej vitrina, organizatorët i kishin bërë thirrje popullatës të sillnin libra që donin t’i ndanin me të tjerët. «Dhe, ato erdhën me paketa dhe me karrocat e blerjes», rrëfejnë Bismer dhe Wyss. Të pranishmit e kishin bërë vetë përzgjedhjen e librave dhe i kishin renditur ato të rafteve. «Vitrina ka vend për 400 deri 450 libra», tregon Wyss. Veprat e ngelura iu dhuruan një dyqani të dorës së dytë. Nuk është krijuar ndonjë rezervë. «Momentalisht mbretëron një raport i baraspeshuar ndërmjet hyrjes dhe daljes së librave në vitrinë», ka vëzhguar Bismer.

Ato janë kryesisht romane, libra gjuhe, kuzhine, historie. Shumica e tyre momentalisht janë në gjermanisht, në anglisht dhe në frëngjisht. Së fundmi shihen edhe tituj në shqip! «Aty mund të zbulosh në çdo kohë libra të rinj», është e bindur Besmer. Ajo sheh disa herë në ditë njerëz që qëndrojnë para vitrinës dhe marrin apo sjellin libra. Ka qenë shumë interesante të shihje mjeshtrin e një kantieri pranë vitrinës në një pauzë që mbante tre-katër libra pranë vetes dhe diskutonte me njerëz aty. «Duhet të reagosh frik!», rekomandon Besmer: «Njëherë e zbulova një libër që doja ta merrja, po në mbrëmje nuk ishte më aty!».

Nuk kontrollohet në mënyrë konsekuente se çfarë librash vijnë në vitrinë, organizata më shumë kujdeset për rendin në raftet e saj. Gjithçka shkon pastër! «As libra ‹të dyshimtë› nuk ka», siguron Fabienne Besmer.

Angazhim material dhe moral

«Gemeinschaftszentrum»-i është përgjegjës për çfarë ndodh brenda vitrinës, kurse «Quartierzentrum»-i për jashtë. «Vitrina tanimë nuk ka nevojë për mirëmbajtje», siguron Stefan Wyss. Ajo është rezistuese ndaj ujit, nuk mund t’i zësh gishtat…

Biblioteka e vogël zë një hapësirë prej rreth një metri katror. Ajo është 2.21 metra e gjatë. Koncepti i saj në thelb përqaset me vitrinën e Soloturnit, detajet origjinale të saj janë diskutuar dhe konceptuar në shoqatë. Vitrina është konstruktuar me shumë kujdes dhe dashuri nga një bravar në Soloturn. Vitrina e hapur e librit ka kushtuar rreth 15’000 franga. Projektin e kanë financuar vetë iniciatorët, bashkë me Qendrën Komerciale Telli. Me këtë, ata e kanë merituar që emri i tyre të amshohet në një pllakë të ngjitur në vitrinë.

Punët teknike rreth vitrinës nuk kanë përfunduar ende. Së shpejti do aktualizohet edhe «manuali» i vitrinës. Edhe emigrantët janë duke u pritur. Fabienne Besmer ndien keqardhje për mungesën e një pranie më të madhe të librave në gjuhët e tyre. «Tërheqjen e emigrantëve e kemi një merak», thekson ajo. Për vitrinën e hapur të librit në shumë gjuhë u kanë folur edhe prindërve të nxënësve nëpër shkolla dhe nëpër çerdhe. Nëse edhe më tutje nuk vjen gjë nga emigrantët, atëherë do t’u drejtohemi publikisht, premton Besmer, dhe përsërit: «Për ne është shumë e rëndësishme që vitrina e hapur e librit në Telli të bëhet një vend takimi edhe për emigrantët!».

Der offene Bücherschrank strahlt
Vitrina e hapur e librit rrezaton

Libra shqip!
Libra shqip!

Fabienne Besmer
Fabienne Besmer

Stefan Wyss