Viti 1911: Kur për bukurinë e vajzës shqiptare shkruhej në «New York Times»

Vajza shqiptare e veshur me elementë të kostumit popullor, e lirshme para aparatit sikur të kishte një jetë që pozon dhe e stolisur me hijeshi, na tregon një Shqipëri të bukur që pak njihej




Në historinë shqiptare dominuese janë betejat për liri, lavdi dhe varfëria e vuajtjet e pafundme. Literatura, mediat e historianët janë fokusuar gjithnjë te beteja e vështirë për t’iu përcjellë brezave realitetin e kohërave të vështira. Në morinë e dëshmive është folur edhe për gratë. Kryesisht për ato që morën pushkën, luftuan e u flijian. Por, sa është komentuar bukuria e vajzave shqiptare? Gjithnjë e më shumë po u «hiqet pluhuri» fotografive që nuk dihet se ekzistonin. Fotografët, gazetarët dhe historianët e huaj na e kanë kujtuar.

Në kohët kur Shqipëria e trazuar luftonte të bëhej shtet, të huajt nuk kishin se si të mos ndalnin shikimin e aparatet e tyre përballë bukurisë natyrale të vajzave shqiptare. Një fotografi e publikuar nga gazeta prestigjioze «New York Times» në vitin 1911 është dëshmi e qartë për këtë. Vajza shqiptare e veshur me elementë të kostumit popullor, e lirshme para aparatit sikur të kishte një jetë që pozon dhe e stolisur me hijeshi, na tregon një Shqipëri të bukur që pak njihej. (ATSH)