Vikend i vranët mbi Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vikend pritet që mbi Kosovë të mbretërojnë temperatura të ulëta dhe mot kryesisht i vranët.




Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 8°C dhe 10°C, kurse ato maksimale në mes 13°C dhe 15°C, transmeton Koha.net.

Të dielën pritet që të ketë erëra të cilat do të fryjnë në drejtim të veri-lindjes dhe jug-lindjes me shpejtësi 1-11m/s ndërsa në disa lokalitete të pjesës veri-perëndimore të Kosovës, shpejtësia e erës do të kalojë mbi 15m/s.