Vidhen pajisje e kompjuter në një shkollë të Ferizaj

Përmes raportit të saj ditor, Policia e Kosovës bën të ditur se të mërkurën, më 7 tetor, një femër kishte raportuar se në Ferizaj persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në shkollë, me ç’rast kanë vjedhur një aparat saldimi, një shpues elektrike, një garniturë çelësash, një kompjuter me të gjitha pajisjet, dy monitorë për kompjuterë.




Vlera e dëmit të shkaktuar arrin rreth 2810 euro, raporton Koha.net.

Pas një pune hetimore, njësiti policor ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shqiptarë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se e kanë kryer veprën e përshkruar. Sipas raportit të policisë tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar gjësende dhe pajisje të ndryshme të vjedhura.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.