VezëVendosje, logoja e re e Vetëvendosjes [foto]

Kuvendi i Kosovës ka disa javë që nuk ka mundur të zhvillojë asnjë seancë plenare të rregullt pasi që partitë opozitare kanë penguar mbarëvajtjen.




Hera e parë ishte kur opozita gjuajti me ve kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, i cili doli në foltoren e Kuvendit për të sqaruar marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë.

Hera e dytë ishte kjo e ditës së enjte kur sërish opozita bllokoi punimet e Kuvendit, por kësaj radhe zgjodhën mënyrë më radikale duke hedhur gaz lotsjellës në sallën e deputetëve, raporton Koha.net.

Por, të gjitha këto veprime, në opinion po shihen me sy të ndryshëm. Disa i mbështesin veprimet e opozitës, e disa i kritikojnë.

Ka edhe prej atyre që këto veprime po i shfrytëzojnë për të krijuar art.

Rasti i parë ishte i disenjatorit nga Rahoveci, Agi Haxhimurati, i cili krijoi hartën e Kosovës me vezë në vend të yjeve dhe hartës së Kosovës.

Tani, në emailin e redaksisë Koha.net ka arritur edhe një ilustrim për Lëvizjen Vetëvendosje, ku logoja e këtij subjekti politik është punuar me vezë, të cilën mund ta shihni në vijim.

https://i1.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20151011081145221.jpg?w=696