Veturat e aksidentuara mbrëmë në Pejë ishin duke garuar

Dy të rinj nga Peja që ishin duke bërë gara me veturat e tyre kanë shkaktuar një aksident ku lanë të lënduar gjashtë persona tjerë.

Policia e Pejës bën të ditur se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 19:35 në rrugën magjistrale Pejë – Deçan, transmeton Koha.net.

Sipas Policisë në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, ku ishin të involvuara pesë automjete udhëtarësh,tri nga këto në lëvizje e dy të parkuara , me ç‘rast janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të gjitha automjetet dhe në pronën private.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin kanë përfunduar me këqyrjen e vendit të ngjarjes.

«Nga të dhënat e hetuesve mësohet se, si pasojë e aksidentit në Spitalin Rajonal në Pejë janë kuruar gjashtë persona të lënduar (viktima) shtetasit F.K.(1984),drejtues i makinës ‘Sharan’ (me targa regjistrim të jashtëm); V.K.(1996)-pasagjer; M.K.(2007)-pasagjere (është ende duke u kuruar në spital për shkak të lëndimeve me fraktura); I.K.(2009)-pasagjer; A.K. (2007); L.K.(2004),ndërsa të lënduarit tjerë pas marrjes së ndihmës parë mjekësore janë liruar për në shtëpi», thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës

Sipas hetuesve deri të aksidenti kishte ardhur derisa të dyshuarit , shtetasit D.Q.(1998) dhe J.K.(1995) , ishin duke bërë gara në rrugën Deçan – Pejë me veturat ‘ Mercedes 280 E ’ dhe ‘Audi 4’ dhe me të arritur përballë pompës së derivateve ‘ Molika’ në Pejë nga krahu i majtë i del vetura e tipit ‘ Sharan ’ ku e kalon krosin e parë dhe me të dalur në krosin e dytë goditet nga i dyshimti numër dhe më pas veturën e tipit ‘Sharan’ e hedhë në krosin e parë të anës së majtë ku në atë moment e godet i dyshimti numër 2 dhe nga goditja dhe shpejtësia e madhe kalojnë në anën e djathtë jashtë rruge dhe i godasin edhe dy automjete private‘ Golf 1.6 ‘ dhe ‘Audi 4’ te cilat ishin të parkuara .

Dëmet materiale ishin të konsiderueshme në të gjitha automjetet dhe janë thyer edhe xhamat e dy lokaleve,dëmtuar shenja trafiku e shenja tjera .

Rasti do te procedohet në Prokurori për të ndërmarrë veprimet e mëtejme procedurale.