Vetmia jote e tashme




Vetmia jote e tashme atje në lartësitë tua
s’është e vetmuar, është plot me banorë
dhe qenie e gjësendeve të shikuara përherë
që për çdo ditë i shenjon ti
duke u dhënë kështu një kohë dhe ardhmërinë.

Ti vetë i tëri
je një vend i stërbanuar.

Përktheu: Adem Gajtani