Vetëvendsoje: Qeveria Mustafa po frikësohet nga fletushkat

Lëvizja Vetëvendosje, njofton se sot rreth orës 14:00, derisa aktivistët e saj po shpërndanin fletushka pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës (ish-Rilindja), Policia e Kosovës intervenoi, sipas kësaj partie, «brutalisht duke arrestuar dhe përdorur dhunë me shkopinj gome e sprej lotsjellës ndaj aktivistëve paqësorë».

«Qeveria e Isa Mustafës ka filluar të frikësohet edhe nga fletushkat. Njësoj siç frikësohet çdo pushtet shtypës nga e vërteta që e demaskon. Agron Kabashi, Shkëlqim Morina, Alban Makolli, Veron Hasani, janë vetëm disa prej aktivistëve të arrestuar, ndërkohë që shumica e aktivistëve janë rrahur nga policia», thuhet në reagimin e LVV-së, transmeton Koha.net.

Sipas LVV-së, çmimi që Kosova po e paguan për «Zajednicën» është i papranueshëm për qytetarët e Kosovës.
«Në njërën anë Kosova po ndahet etnikisht, e në anën tjetër qytetarëve po u kthehen masa të dhunshme. ‘Zajednica’ nuk do të kalojë», thuhet në reagimin e LVV-së.