Vetëvendosje thotë se Policia ka arrestuar katër aktivistë të saj

Mbrëmë rreth orës 23:00, Policia e Kosovës arrestoi katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosjes tek po shkruanin parulla kundër «Zajednicës», njofton kumtesa e kësaj partie dërguar medieve.

«Pamundësinë e argumentimit në favor të «Zajednicës», Qeveria e Isa Mustafës po e shprehë me dhunë e represion, tashmë sistematik, ndaj kundërshtarëve.

Prej momentit të nënshkrimit të kësaj marrëveshje e deri sot, pothuajse nuk ka ditë që nuk arrestohen e përndjeken aktivistët e VETËVENDOJSE!-s, thjesht sepse shkruajnë parulla apo shpërndajnë fletushka.

Kjo gjendje e dhunës është e papranueshme dhe po e tensionon situatën. Qeveria e Kosovës nuk mund ta shuaj pakënaqësinë qytetare, përmes përndjekjeve dhe arrestimeve.

Isa Mustafa duhet ta kuptojë që as sistemi i kaluar, pjesë e të cilit ka qenë, nuk ka arritur ta ndalë rezistencën qytetare, përmes represionit», thotë kumtesa e cila zbulon identitetin e të arrestuarve:

1. Arsim Maqastena
2. Artan Krasniqi
3. Faton Shabani
4. Naim Bunjaku