Vetëvendosje thotë se «ia ndalëm gënjeshtrën e Isa Mustafës»

Përmes rrjetit social, Facebook, Vetëvendosje arsyetoi veprimet e opozitës që çuan në ndërprerjen e seancës së sotshme të Kuvendit, raporton Koha.net.




«Sot deputetët e opozitës ia ndalën gënjeshtrën Isa Mustafës, përmes së cilës ai synonte që edhe njëherë t’i gënjejë qytetarët dhe deputetët për marrëveshjet e Brukselit. Isa Mustafa sërish po i trajton deputetët dhe qytetarët si të padijshëm.

Veprimet e tij janë tallje dhe shpërfillje e Kuvendit, ashtu siç marrëveshjet e Brukselit janë rrënim i Republikës», thuhet në postim.