Vetëvendosje rrëzon grilat e vendosura dje nga Qeveria

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje para pak çastesh kanë ndërmarr një aksion përmes së cilit kanë rrëzuar grilat e vendosura ditën e djeshme përreth ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimin për media që e ka dërguar kjo lëvizje, thuhet se Kryeministri Isa Mustafa, me vendosjen e këtyre grilave, ka ndarë pushtetin nga qytetarët.

«Demokracia e vërtetë, nuk e lejon që qeveria të ndahet nga populli. Kjo ndarje i ngjan vetëm sistemeve të kaluara autoritare që nuk kanë lidhje me demokracinë. Politikanët në pushtet, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. E nëse vendimet e tyre janë të padrejta dhe të papërgjegjshme ata nuk duhet t’i ikin përgjegjësisë duke u barrikaduar për t’u ndarë nga populli», thuhet ndër të tjera në njoftimin për media të VV-së, raporton Koha.net.

Më tej thuhet se ata që marrin vendime për ne qytetarët, nuk kanë të drejtë të ikin dhe të rrethohen nga qytetarët.

«Isa Mustafa, në njërën anë po e ndan dhe defunksionalizon Kosovën përmes “Zajednicës” si dhe po e përdor buxhetin e shtetit për t’i shpërblyer djemtë e vet, e në anën tjetër, po izolohet brenda kësaj ndërtese për t’i ikur përgjegjësisë për veprimet e veta. Pushteti nuk mbrohet me dhunë. Dhuna e pushtetit nuk është zgjidhje. Persekutimet ndaj aktivistëve dhe qytetarëve, kërcënimet dhe gjuha e ulët e kryeministrit ndaj kujtdo që e kundërshton, janë tensionim i situatës», potencohet në njoftim.

Vetëvendosje thotë se, “siç e kemi thënë edhe më herët, themelimi i “Zajednicës” në Kosovë është tërësisht i papranueshëm dhe si rezultat i kësaj marrëveshjeje të dëmshme, Isa Mustafa duhet të japë dorëheqje».

«Për këtë arsye, ne sot kemi dalë që në mënyrë simbolike ta shprehim papajtueshmërinë tonë me ndarjen e pushtetit prej qytetarëve», përfundon njoftimi për media i Vetëvendosjes.