Vetëvendosje: Peticionin po e nënshkruajnë edhe votuesit e partive në pushtet

Lëvizja Vetëvendosje thotë se qytetarë nga të gjitha subjektet politike, duke përfshirë edhe ata që kanë votuar për PDK-në e LDK-në, po e nënshkruajnë peticionin kundër «Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi.




Përmes një njoftimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se deri tani janë grumbulluar më shumë se 160 mijë nënshkrime.

«Nëpër fshatra e qytete, qytetarë nga të gjitha subjektet politike, përfshirë edhe ata që kanë votuar subjektet që tash janë në pushtet, po nënshkruajnë masivisht peticionin kundër »Zajednicës» dhe demarkacionit me Malin e Zi”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Vetëvendosje ka thënë se peticioni do të vazhdojë deri sa të tubohen 200 mijë nënshkrime e pas saj pakënaqësia e popullatës do të shfaqet në protesta.