Vetëvendosje paralajmëron ndërhyrjen e policisë, fton popullin të rrethojë Kuvendin

Vetëvendosje, e cila gjithnjë e më shumë po përdor rrjetin social për të komunikuar me opinionin, përmes kësaj rruge paralajmëron se pas 20 minutash do të ndërhyrë policia për largimin e deputetëve të opozitës nga salla e Kuvendit, transmeton Koha.net.




Në postimin e VV thuhet:

Pushteti po përgatitet që pas 20 minutash të intervenojë për t’i larguar dhunshëm dhe me polici deputetët e opozitës nga Kuvendi.

Ftojmë të gjithë mbështetësit tanë dhe të Republikës, të gjithë qytetarët e këtij vendi që të mblidhen para Kuvendit të Kosovës.

Në mbrojtje të Republikës!

“Zajednica” nuk kalon! – përfunon postimi.