Vetëvendosje kërkon nga Shqipëria koordinim me Kosovën për çështjet rajonale

Kryetari i Vetëvendosjes VisarYmeri dhe ish-kryetari kësaj partie Albin Kurti janë ajtuar me presidentin e Shqipërisë Buar Nishani.




Gjatë këtij takimi, siç njofton Ymeri në profilin e vet të Facebookut, transmeton koha.net, janë zhvilluar biseda për aktualitetin ndërshqiptar.

Sot, takuam Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Gjatë bashkëbisedimit, në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! i bëra të ditur Presidentit qëndrimet e shqetësimet tona për situatën politike në Kosovë, por edhe gjendjen e shqiptarëve në rajon, ka shkruar Ymeri.

I thashë Presidentit se kufijtë e Kosovës janë kufij kombëtarë për të cilët është i obliguar edhe shteti shqiptar. Biseduam për nevojën e koordinimit të dy shteteve për çështjet rajonale, duke filluar nga mekanizmat për bashkëpunim ekonomik, të sigurisë dhe politikës së jashtme. Kemi ndarë me Nishanin përvojën e Kosovës në çështjen e drejtësisë me ç’rast treguam se «drejtësia ndërkombëtare» ka rezultuar si legjitimuese e korrupsionit lokal, ka vazhduar lideri i Vetëvendosjes.

Drejtësia për Shqipërinë duhet të burojë nga brenda, e kusht për këtë janë politikanët e pakorruptueshëm e kurajoz. Kemi ndarë shqetësimin mbi privatizimet e koncesionet që po e dëmtojnë ekonominë andej e këndej kufirit, duke shkaktuar papunësi e rënie të prodhimit vendor. La përfunduar Ymeri .